Dy ditë me radhë është i bllokuar qarkullimi hekurudhor

Qarkullimi hekurudhor i mallrave dhe udhëtarëve sot dita e dytë me radhë është në ndërprerje të tërësishme për shkak protestës së të punësuarve në HM SHA Tansport të cilët kërkojnë pagesë të pjesës së dytë të pagës për tetorin.

Dushko Çakarovski, makinist në HM Transport SHA Shkup, deklaroi se nuk do të fillojnë me përmbushjen e obligimeve të punës derisa nuk u plotësohen kërkesat e parashtruara. Për sot në mëngjes, siç informojnë, kanë marrë paralajmërim për takim me përfaqësues të Qeverisë.

Nga udhëheqësia e HM Transport SHA Shkup informojnë se punohet në tejkalimin e problemit me pagesën e pagave dhe normalizimin e qarkullimit.

Pardje, kur filloi protesta fillimisht me bllokimin e transportit të mallrave ndërsa pastaj edhe me atë të udhëtarëve, të punësuarve iu paguan shpenzimet materiale për tetorin. Përveç pagesës së pagës për tetorin kërkojnë ajo e nëntorit t’u paguhet brenda datës 25 dhjetor, në të kundërtën paralajmërojnë bllokim të sërishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button