Kufizohet puna e furrës për mbeturina mjekësore në Drislla

Vendim për kufizim të punës së furrës për mbeturina mjekësore në Drislla prej vetëm tetë orësh, midis orës 7 dhe 19, si dhe ndalesë të plotë për punën kur tejkalohen pragjet e alarmimit të ndotjes së Qytetit të Shkupit për stacionin matës Lisiçe, miratoi Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese të deponisë në fshatin Batincë, komuna Studeniçan, i realizuar më një dhjetor të këtij viti.

Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vendimi është marrë në bazë të matjeve të fundit të cilët kanë treguar tejkalim të koncentrimeve mesatare të monoksid karbonit, sulfur dyoksid dhe pluhur në shtator dhe tetor nga djegia e mbeturinave mjekësore.

Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, insineratori nuk ka qenë në proces pune, ndërsa punon çdo ditë në dy turne me kapacitet prej 250 kilogramësh në orë ose tre tonë në ditë.

“Drislla nga tetori i vitit 2013 posedim ndryshim të A-Lejes për harmonizim me plan operativ. Në pajtueshmëri të lejes, realizon matje mujore nga ana e laboratorit të akredituar për mjedis jetësor Tehnolab ku janë përpunuar Raporte mujore. Nga rezultatet e marra nga matjet e emetimit të substancave ndotëse në ajër nga furra për djegie të mbeturinave mjekësore, për shtator-tetor është evidentuar tejkalim i koncentrimeve mesatare të monoksid karbonit, sulfur dyoksid dhe pluhur”, informoi Ministria.

Gjatë mbikëqyrjes së Inspektoratit është konstatuar edhe se në deponi sillen sasi të caktuara të kanistrave të zbrazëta nga kompania Kemet elektroniks nga ZZHTI-Bunarxhik. Ato shkatërrohen me kompaktësi  në trupin e deponisë. Në një hapësirë të caktuar gjysmë të mbyllur në rajonin e deponisë është organizuar vend grumbullues për vajra të mbeturinave, mblidhen në fuçi metalike, ndërsa vijnë nga servisimi i mekanizmit personal. vajrat e mbledhura të mbeturinave i shitet Autohaus-Zakovski Shkup, kompani e autorizuar nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button