10 karakteristikat që diferencojnë një femër të vendosur, nga një femër e pavendosur

Në fakt, ka më shumë femra të papjekura që nuk kanë dalë ende nga bota e tyre vajzërore, në krahasim me femrat e pjekura dhe të matura në hapat që hedhin në jetë. Mendohet se femrat e vendosura jetojnë në një mënyrë ndryshe, gjë e cila vjen si pasojë e të vështruarit të botës në një këndvështrim tjetër, shkruan Bota.al. Femrat e vendosura përqendrohen më shumë tek realizimi i qëllimeve të tyre, ndërsa të pavendosurat presin që të tjerët t’ia zgjidhin problemet e jetës, si dhe kërkojnë vazhdimisht vëmendje nga partneri i tyre.

Në vazhdim do t’ju sjellim 10 karakteristikat që diferencojnë një femër të vendosur nga një femër e pavendosur :

  1. Kontrolli

Femrat e pavendosura ndihen të pasigurta dhe kërkojnë të kontrollohen vazhdimisht nga partneri i tyre, ndërsa femrat e vendosura e dinë që partneri i tyre është vetëm i tyre dhe nuk i ushtrojnë aspak kontroll.

  1. Gabimet

Një femër e pavendosur në jetë nervozohet shpejt dhe madje i bërtet partnerit të vet, nëse ai ka harruar t’i telefonojë gjatë ditës. Ndërkohë, femrat e vendosura nuk kanë kohë për këto gjëra, e dinë se çfarë është e rëndësishme është, dhe çfarë nuk është, nuk është.

  1. Liria

Femrat e pavendosura e monopolizojnë kohën e partnerit, duke kërkuar që ai t’u përkushtohet vetëm atyre. Ndërkohë, femrat e vendosura e dinë se, edhe partneri ka nevojë për hapësirën e vet.

  1. Falja

Femrat e pavendosura nuk falin lehtë dhe qëndrojnë të dëshpëruara me ditë të tëra, nëse partneri i tyre i zhgënjen ndonjëherë. Ndërsa femrat e vendosura, falin dhe i kalojnë më lehtë gjërat.

  1. Frikërat

Femrat e pavendosura kanë frikë të mbeten vetëm. Femrat e vendosura e përdorin kohën e tyre të vetmisë si një mundësi për rritjen personale.

  1. Meshkujt

Femrat e pavendosura i injorojnë meshkujt e mbarë. Femrat e vendosura janë në kërkim të meshkujve të tillë.

  1. Hakmarrja

Femrat e pavendosura, nëse lëndohen nga një mashkull, i bëjnë të paguajnë për çdo të keqe që u kanë bërë. Ndërsa femrat e vendosura e dinë se jo të gjithë meshkujt janë njësoj dhe disa edhe sillen keq.

  1. Dashuria

Femrat e pavendosura dashurojnë pa kushte. Femrat e vendosura, kur shohin se ai që duan, nuk po ia kthen dashurinë po njësoj, i largohen atij mashkulli dhe vazhdojnë jetën e tyre.

  1. Shtëpia

Femrat e pavendosura bëjnë që të kthehesh në shtëpi. Femrat e vendosura bëjnë që të kthehesh në shtëpi bashkë me to në krahë.

  1. Projektet

Femrat e pavendosura i lënë meshkujt të bëjnë projektet e tyre. Femrat e vendosura, në të kundërt, i realizojnë vetë projektet e tyre, pa pasur nevojë për ndihmën e një mashkulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button