Zaev edhe shoqatat ekologjike biseduan për 16-të “pikat e nxehta” të cilat e rrezikojnë mjedisin jetësor

Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli mbrëmë realizuan takim me përfaqësues të nismës qytetare “Koalicioni O2 për ajër të pastër” dhe me organizata të tjera ekologjike qytetare, aktivistë dhe individë.

Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Kryeministrit, është biseduar hollësisht për të gjitha 16-të “pikat e nxehta” të cilat e rrezikojnë mjedisin jetësor në Republikën e Maqedonisë dhe për masat për zgjidhjet të cilat ndërmerren dhe propozohen siç janë: gazifikimi, desulfurizim, subvencionimi për  fotovolatikët,  fasadat energjetike, pyllëzimi planor, rritje intensive e sipërfaqeve të gjelbërta në mjediset urbane, rritje e buxhetit për Inspektoratin e mjediseve urbane, stacionet filtruese, mbrojtjen e liqenit të Ohrit dhe rajonin nga zhvillimi i pakontrolluar i turizmit, ndërtim i mullinjve me erë, stacioneve të matjes, zgjidhjen e problemit me depot dhe të tjera, transmeton MIA.

Заев и еколошки активисти 2

Të dy palët janë dakorduar se buxheti nuk do të jetë cak i marrëveshjes përfundimtare dhe nëse është e nevojshme, në momentin kur do të definohen zgjidhje të reja përkatëse cilësore, Qeveria është e gatshme të bëjë relokacion të mjeteve apo ribalanc të Buxhetit në interes të mbrojtjes të mjedisit jetësor, me qëllim të mos ekzistojë pengesë për realizimin e masave cilësore ekologjike.

Në pjesën e minierave, bashkërisht është konstatuar se shëndeti i qytetarëve mbetet të jetë prioritet i lartë dhe se në këtë moment punohet në gjetjen e argumenteve ligjore-formale dhe mekanizimin e zgjidhjes së problemit me ç’ka do të mbrohet mjedisi jetësor dhe në të njëjtën kohë do të sigurohet interesi i vendit.

Në takim është konstatuar se gjendja e trashëguar dhe moskujdesi i deritanishëm për mjedisin jetësor shkon në dëm të drejtpërdrejtë të shëndetit të qytetarëve, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Kryeministri Zaev posaçërisht ka theksuar se zëri i qytetarëve ka prekur deri te institucionet dhe se presion i qytetarëve duhet të mbetet i fuqishëm dhe se e orienton Qeverinë dhe të gjitha institucionet kompetente drejt gjetjes së zgjidhjes për kërcënimet për mjedisin jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button