Thirrje e rreme për bombë të vendosur në një qendër tregtare në Beograd

Pjesëtarë të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme sonte kanë zbatuar evakuim të të pranishmëve në qendrën tregtare “Delta siti” në Beograd, pas një thirrje të marrë anonime për mjet shpërthyes të vendosur në objekt.

Pas verifikimit të kryer është vërtetuar se thirrja ka qenë e rreme, pas së cilës qendra tregtare është hapur sërish, ndërsa të punësuarit janë kthyer në vendet e tyre të punës.

Policia ka kryer verifikim të hollësishëm në të gjitha hapësirat në qendrën tregtare, ku kanë arritur numër i madh i pjesëtarëve të shërbimeve serbe të sigurisë.

Ministria serbe e Punëve të Brendshme kumtoi se ka marrë thirrje anonime se sonte në “delta siti” do të kryhet një sulm me bombë.

Policia serbe është në kërkim intensiv të personit që e ka bërë thirrjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button