Thaçi: Kosova nuk ka asnjë çështje të hapur me Maqedoninë (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha sot kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, se Kosova nuk ka asnjë çështje të hapur me Maqedoninë ndërsa u shpreh në favor të rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje, shkruan Kallxo.com.

Zaev është pritur nga Thaçi në vizitën e tij të parë në Prishtinë si kryeministër. Ai ëhstë kryeministri i parë i Maqedonisë që vjen në Kosovë.

“Kosova nuk e ka asnjë çështje të hapur me Maqedoninë dhe demarkacionin e kemi mbyllur vite më parë dhe tani është momenti të hapet një kapitull i ri bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha Thaçi.

“Të dy vendet tona janë të mishëruara për integrimet euro-atlantike dhe kam besim se do t’ia lehtësojmë njëra- tjetrës rrugëtimin tonë”, shtoi ai.

Thaçi tha se beson që vizita e kryeministrit Zaev në Prishtinë do të hapë mundësi të re për raportet mes Kosovës e Maqedonisë të cilat i vlerësoi si “të shkëlqyera”.

“Fqinjësia e mirë është faktor përcaktues për të ardhmen tonë euro-atlantike. Kosova e respekton integritetin territorial të Maqedonisë dhe mbështet implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Thaçi.

Edhe kryeministri i Maqedonisë u shpreh në favor të rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

‘Gjatë vizitës u përkushtuam në detaje për mënyrën e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Takimet tona japin një impuls pozitiv për investime të reja të cilat do të ndikojnë në marrëdhënie më të mira mes dy vendeve”, tha Zaev.

LEXO MË SHUMË NË LIDHJE ME TAKIMET E SOTME TË ZAEVIT NË KOSOVË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button