Macron kërkon “mobilizim më të fuqishëm” për klimën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkoi veprime më të fuqishme në luftën kundër ndryshimeve klimatike, transmeton REL.

“Jemi shumë larg qëllimit të Marrëveshjes së Parisit për kufizimin e rritjes së temperaturës nën dy gradë Celsius”, tha Macron për gazeën Le Monde.

“Pa mobilizim më të fuqishëm, nuk do të kemi sukses”, shtoi ai.

Parisi mirëpret sot dhjetëra kryetarë të shteteve dhe qeverive në një samit njëditor për mbrojtjen e Tokës nga ngrohja globale.

Samiti i Një Planeti, i bashkorganizuar nga Franca, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara, shënon përvjetorin e dytë të Marrëveshjes historike të Parisit për kufizimin e ndryshimeve klimatike.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili e ka tërhequr SHBA-në nga kjo marrëveshje, nuk është ftuar në tubim.

Udhëheqësit e ndotësve të tjerë të mëdhenj: Kinës, Indisë, Brazilit dhe Rusisë, ashtu si dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në mesin e anëtarëve të BE-së, do të mungojnë gjithashtu.

Marrëveshja e Parisit për Klimën, e miratuar nga 195 vende, i angazhon nënshkruesit ta mbajnë rritjen e temperaturës globale këtë shekull “nën dy gradë Celsius”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button