MLS “i mbyll dyert” Lewandowskit: “Pensionin” ta shijojë diku tjetër

Kampionati amerikan i futbollit, “Major League Soccer” është shndërruar në kompeticionin ideal për të mbyllur karrierën për futbollistët më të mirë të Europës, transmeton Top Channel.

Emri i fundit që përmendet për mundësinë e kalimit në kampionatin amerikan të futbollit është ai i Robert Lewandowskit.

Bashkëshorja e sulmuesit të Bayern Munchen, Ana Stachurska ka deklaruar se dëshira e Lewandowskit është të mbyllë karrierën e tij te Los Angeles. Por, me sa duket, klubet amerikane nuk duan më që të jenë “azili” i lojtarëve nga kontinenti i vjetër, e ai që e ka shprehur këtë është drejtori teknik i FC Dallas, Fernando Clavijo.

“MLS nuk është një lloj azili pensionistësh. Këtu futbollistët duan të shfaqin të gjitha vlerat e tyre dhe të luajnë në nivelet më të larta. Disa futbollistë, si Lewandowski, kanë pasur karrierë fantastike, por nëse ai dëshiron të vijë këtu për të shijuar pensionin, më mirë të gjejë një kampionat tjetër. Ndonjë skuadër mund të pranojë lojtarë që janë në mbyllje të karrierës së tyre, por shumica do t’i refuzonte. Të rinjtë janë e ardhmja e MLS-së, që në harkun e pak viteve mund të bëhet një ndër 5 kampionatet më të forta në botë”, tha Clavijo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button