Dardan Gashi: i kërkova Zaevit lehtësim nëpër kufij dhe ndeshje miqësore në futboll

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, i ka kërkuar Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev që gjatë festave të fundvitit të shtojë kapacitetin e punës në pikat kufitare me Kosovën.

“I kërkova Kryeministrit Zaev lehtësime në pikat kufitare me Kosovën dhe pres që ditëve në vijim në takimet bilaterale të dakordohemi për këtë”, ka thënë Gashi.

Ai i ka propozuar Zaevit edhe një ndeshje miqësore në futboll në mes dy përfaqësueseve të Republikave.

Zv/Kryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka takuar homologun në Qeverinë e Maqedonisë, ministrin e Diasporës Edmond Ademi me të cilin do të zhvillojnë dhe një takim të veçantë.

LEXO MË SHUMË NË LIDHJE ME TAKIMET E SOTME TË ZAEVIT NË KOSOVË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button