Vazhdohet mandati i Stoltenberg deri në vitin 2020

NATO sot e ka vazhduar mandatin e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, deri më 30 shtator të vitit 2020.

Mandatit i Stoltenbergut është vazhduar për dy vite. Në kumtesën e Aleancës Veriatlantike theksohet se NATO-ja ka besim të plotë në mundësitë e Stoltenbergut që të vazhdojë të punojë në progresin e Aleancës për përballje me sfidat moderne.

Јенс Столтенберг

Norvegjezi Stoltenberg e ka ndërmarrë funksionin më 1 tetor të vitit 2014, ndërsa mandati i tij zyrtarisht ka skaduar para dy muajve. Para kësaj dy herë ka qenë kryeministër i Norvegjisë, në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2001 dhe nga viti 2005 deri në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button