Putin dhe Erdogan bashkë për Jeruzalemin

Presidenti rus Vladimir Putin zgjodhi Ankaranë për të shprehur qartë qëndrimin e tij kundër njohjes nga Shtetet e Bashkuara të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Shefi i Kremlinit shprehu qëndrimin e unifikuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, transmeton Tv Klan.

Vladimir Putin: Qëndrimi i Rusisë është që çdo marrëveshje paqeje vendoset sipas ligjeve të OKB-së. Detajet specifike për statusin e Jeruzalemit përcaktohen në bisedime direkte mes Palestinës dhe Izraelit.

Ndërsa presidenti turk akuzoi ashpër Izraelin për vrasjet e e disa protestuesve palestinezë.

Rexhep Taip Erdogan: Izraeli i sheh zhvillimet e fundit si një mundësi për të shtuar presionin dhe dhunën kundër palestinezëve. Është i pamundur injorimi i këtyre vrasjeve për këdo që ka ndërgjegje, moral dhe parime.

Megjithëse Trump nuk ka gjetur mbështetjen e asnjërit prej aleatëve në çështjen e Jeruzalemit, analistët e shohin pozicionimin e Erdoganit krah Putinit për këtë çështje si një tjetër sinjal të ftohjes së Turqisë me partnerët perëndimorë. Brenda kësaj jave Rusia përfundon procesin e transferimit të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 në Turqinë partnere të NATO-s, një marrëveshje e nënshkruar rreth një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP