Pesëmbëdhjetë të lënduar në tërmetin në juglindje të Iranit

Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar në tërmetin me intensitet prej 6,2 ballësh sipas shkallës Rihter, që sot e ka goditur provincën juglindore iraniane Kerman.

Televizioni shtetëror iranian kumtoi se tërmeti ka shkaktuar dëm të madh material, me ç’rast janë shembur mure të shtëpive.

Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,2 ballësh sipas shkallës Rihter është regjistruar në pjesën juglindore të Iranit, vetëm, disa orë pasi që tërmeti me magnitudë prej gjashtë ballëve e goditi pjesën perëndimore të vendit.

Sipas Institutit Gjeofizik Amerikan, epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 57 kilometrave, në afërsi të qytetit Hoxhak.

LEXO: Tërmet i fortë u regjistrua në juglindje të Iranit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button