Thaçi: BE duhet të ndërmarrë qëndrim të unifikuar politik për Kosovën

Presidenti kosovar Hashim Thaçi sërish e akuzoi Bashkimin Evropian për mungesë të politikës së unifikuar për Prishtinën.

“Unë mendoj se Bashkimi Evropian duhet të miratojë një qëndrim të unifikuar politike për Kosovën. Si mund të shpresojë Evropa të flasë me një zë për çështje më të rëndësishme si Rusia apo Siria, nëse nuk mund të bien dakord për Kosovën e vogël”, deklaroi Thaçi në intervistë për magazinën franceze “Politique internationale”, e cila presidentin kosovar e përshkruan si burrështetas properëndimor.

Gazeta thekson se Hashim Thaçi vazhdon të zhvillojë politikë të unifikuar properëndimore të bazuar në bashkëpunim dhe stabilitet rajonal edhe gjatë dialogut me Beogradin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button