Rita Ora publikon pjesën e dytë të “Anywhere” (Video)

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka publikuar projektin e ri të saj.

Ajo ka konfirmuar lansimin e pjesës së dytë të “Anywhere”, hitit të saj të ri, transmeton Telegrafi.com.

Bukuroshja nga Prishtina e ka publikuar këtë pjesë me një performancë në BBC Radio 1.

Part 2!!! Anywhere out now!! Xx

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

“Anywhere” nga Rita ka plot 32 milionë klikime që nga publikimi dhe ka arritur të listohet lart në renditjet britanike.

Ndër këngë të tjera të suksesshme të saj janë edhe “Your Song” dhe “Lonely Together”.

Ajo ka prezantuar ceremoninë MTV EMA së fundmi teksa performoi edhe në Teen Awards dhe Jingle Bell Ball.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button