BESA – Bjornstand: Jemi të gatshëm të japim kontribut në realizimin e reformave

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me delegacion, ka realizuar takim me ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand.

“Në këtë takim kryesisht është biseduar për reformat e nevojshme që duhet t’i ndërmerr kjo qeveri si dhe zhvillimet e fundit politike në këtë vend, ku me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme. Përfaqësuesit e BESËS e njoftuan Bjornstand për rolin konstruktiv që ka luajtur BESA në gjithë këtë proces, dhe për angazhimin e saj në mbështetje të procesit në dobi të qytetarëve në të ardhmen. Të dyja palët janë dakordsuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thonë nga Lëvizja BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button