Një person humbi jetën, ndërsa 18 janë lënduar gjatë një shpërthimi në një terminal austriak për gaz natyror

Ekipe të policisë dhe ekipe të shpëtimit udhëzohen drejt terminalit të madh për gaz natyror Baumgarten në Austrinë Lindore, ku mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një person e ka humbur jetën në shpërthim, ndërsa 18 janë lënduar. Paraprakisht, agjencia ruse TASS njofton se ka 60 të lënduar në shpërthim.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja për shpërthimin.

баумгартен експлозија

Mediat lokale dhe dëshmitarët po publikojë fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet një shtyllë e lartë e zjarrit dhe tymit se si po ngrihet mbi tokën.

Baumgarten është terminal kyç dhe qendër për deponim të gazit natyror në këtë pjesë të Evropës. Deri te terminali dërgohet gaz natyror rus përmes gazsjellësve të cilët kalojnë nëpër Ukrainë, Bjellorusi dhe Sllovaki, ndërsa nga Baumgarten ndahen gazsjellës drejt Italisë dhe Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button