Arilena Ara zbulon surprizën para Vitit të Ri

2017-a ka qenë që nga fillimi deri në fund viti i Arilena Arës. Nëse çdo këngëtar, në fund të vitit bën bilancin e karrierës artistike dhe vë në peshore arritjet dhe sfidat që i është dashur të kalojë, Arilena në fund të këtij viti i ka kaluar të gjitha pritshmëritë. “Nëntori”, kënga që prezantoi vitin e kaluar në Këngën Magjike, rezulton të jetë kënga më e dëgjuar shqiptare në të gjithë botën për vitin 2017.

Me më shumë se 120 milionë klikime, “Nëntori” është kënduar në çdo kënd të botës duke rritur në mënyrë të frikshme klikimet dhe shpërndarjet në rrjet, transmeton Revista Class.

Që nga pjesëmarrja dhe vlerësimi me dy çmime në edicionin e 18-të të Këngës Magjike e deri më sot, “Nëntori” numëron më shumë se 140 koncerte në vende të ndryshme të botës, më shumë se 270 remix-e nga Dj më të famshëm, si edhe Remake në gjuhë të ndryshme të botës.

Happy Nëntori month! Athens, see you tonight❤️ ??

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Në një kohë kur suksesi i “Nëntorit” nuk ka të ndalur edhe me versionin anglisht, Arilena nuk ka ndër mend të presë festat e Vitit të Ri për të zbuluar surprizën e madhe që ka për fansat e saj. Artisja i ka mbledhur të gjitha këngët e veta në një album, të cilin do ta publikojë shumë shpejt.

Përveç pesë këngëve të njohura tashmë të këngëtares, “Aeroplan”, “Business Class”, “Vegim”, “TokeRroke”, “Nëntori” si dhe bashkëpunimit më Flori Mumajesit “Nallane”, këtij albumi të parë i shtohen edhe katër këngë të reja, për të cilat Arilena ka punuar me kompozitorin Darko Dimitrov. Pas nëntorit, edhe muaji i festave do të ketë hapësirë në albumin e Arilenës. “Snow in December” është një këngë që do ta sjellë artisten më një stil të ri, larg nga nëntori i urryer. Po kështu edhe “Kido”, “Silver & Gold”, “Zemër”, “Të huaj” janë projekte të reja që do të vijnë ekskluzivisht bashkë me albumin e parë të artistes.

Menaxheri i Arilenës, Popi Kola, rrëfen ekskluzivisht për revistën Class se ky album ka qenë ëndërr për Arilenën. Puna për të ka nisur prej kohësh, por meqenëse suksesi i “Nëntorit” doli jashtë parashikimit, tani është momenti i duhur për t’i prezantuar të gjitha këngët si një paketë festash.

Tekstet e këngëve të reja janë punuar me kujdes nga Lindon Berisha, por e reja këtë herë është edhe njëra prej këngëve, e cila është shkruar nga vetë Arilena.

Natyrisht, nuk mund të shpëtonte edhe një detaj shumë i rëndësishëm që e ka ndihmuar yllin e X Factor dhe këngët e saj të këndohen gjithandej: versioni anglisht. Edhe në album, dy tekste janë punuar në anglisht nga kompania e menaxhimit.

Kutia është hapur, tani presim vetëm ditën kur do të na e sjellë Arilena dhuratën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button