Mediat greke: Maqedonia do të quhet “Maqedonia e re”, ja çfarë thotë Zaev

Mediat greke nxorën informata seMaqedonia do të ketë emër të ri Maqedonia e re”, në lidhje me këtë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimi të tij me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se propozimi që Maqedonia të quhet “Maqedonia e re” është propozim i mediave kurse në takimin e ardhshëm që duhet të bëhet ndërmjet palëve negocuese Greqi – Maqedoni nuk pritet të ketë propozime të reja për emrin e Maqedonisë, Raporton Portalb.mk.

“Me shumë gjasë ai emër është propozim i mediave. Ne nuk kemi arritur deri aty që të flasim për propozime në lidhje me emrin e Maqedonisë, ose për emra të rinj apo ngjashëm. Ajo çfarë do të flitet gjatë këtyre ditëve është vërtetimi i dëshirës së të dyja shteteve që thellësisht të hyjnë në zgjidhjen e problemit që Greqia e ka me emrin kushtetues tonin. Shpresoj se në takimin me ndërmjetësuesin Nimic do të verifikohet dëshira e përbashkët e jona, nga të dyja anët, si nga Maqedonia edhe nga Greqia”, tha Zaev.

Përndryshe, media greke “Star” tha se “Maqedonia e Re” është propozimi për të cilin do të bisedohet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Lajmi në mediat greke doli pasi që sot përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për kontestin me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, në Bruksel pati takim me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, për tejkalimin e dallimeve rreth emrit.

Ndryshe, raundi i fundit formal i negociatave të ndërmjetësit të KB-së me përfaqësuesit e të dy vendeve ishte mbajtur në Nju-Jork në nëntor të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button