Dimitrov në drekë pune me homologët nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel do të marrë pjesë në një drekë pune me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE, në organizim të ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser, në cilësinë e vendit udhëheqës me Këshillin e BE-së.

Diskutimet në drekën e punës, siç informon MPJ-ja, do të përqendrohen në perspektivat e vendeve nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejtë integrimit në BE, në prag të zhvillimit të pritur të ngjarjeve në suaza të Unionit gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit 2018, publikim i Strategjisë të kryetarit të KE-së Junker për zgjerim të BE-së, raportet e KE-së për progresin e vendeve dhe Samit BE – Ballkani  Perëndimor në Sofje gjatë presidencës bullgare me Këshillin e BE-së në maj të vitit 2018.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Dimitrov do të mbajë brifing për përfaqësuesit e Grupit punues të Këshillit të BE-së kompetent për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Grupin punues kompetent për zgjerimin e vendeve të cilat janë proces negociues për anëtarësimin në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button