Kosovë,Teatri mbyll dyert në mungesë të ngrohjes

Përderisa Teatri Kombëtar i Kosovës ka hyrë në ditën e pastë pa ngrohje, Ministria e Kulturës ende s’e ka zgjidhur këtë çështje, përcjell Portalb.mk.

Siç njofton “Koha.net“, qysh të enjten, kur TKK-ja sherri i borxheve mbeti pa furnizim me naftë dhe anuloi shfaqjen, zyrtarët ministrorë patën thënë se do të reagojnë shpejt. Të hënën TKK-ja ka anuluar jo vetëm shfaqjen “I ligu për mend”, në regji të Altin Bashës e paraparë për në mbrëmje, por ka pezulluar krejt repertorin në një afat të pacaktuar.

Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar, rrezikohet edhe premiera e radhës e paralajmëruar për në gjysmën e dytë të dhjetorit. Bëhet fjalë për shfaqjen “Njeriu që mungonte”, që do të ishte premiera e katërt për sivjet në skenën kryesore.

Menaxhmenti i TKK-së e ka përsëritur se gjendja është e papranueshme, e zyrtarët e Ministrisë së Kulturës nuk e kanë komentuar këtë çështje. Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës gjatë ditës së hënë kanë mbajtur prova për premierën e radhës në ambient të ftohtë.

Disa prej tyre janë detyruar madje të ushtrojnë edhe me xhaketa, për shkak të temperaturave të ulëta. Për dallim nga repertori i Teatrit, balerinët kanë vendosur që ta përgatisin premierën e radhës më 21 dhjetor. Detyrimet financiare mbi 50 mijë euro që MKRS-ja ka ndaj kompanisë që e furnizon objektin e TKK-së me naftë, kanë bërë që ky institucion të bllokohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button