Rasti “Trust”, ekspertit nuk i është lejuar të bëjë kontroll në objektet e “Transmet”

Seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Trust” filloi me marrjen në pyetje të ekspertit Dejan Gërkovski, i cili e ka bërë ekspertizën me kërkesë të PSP-së.

Eksperti tha se ka kërkuar të bëjë kontroll në objektet e “Transmet” dhe të përcaktojë nëse përkojnë me objektet të cilat janë theksuar në dokument, por mundësi për kontrollin e tillë nuk ka marrë.

Shtoi se e ka njoftuar Prokurorinë se nuk mund të bëjë kontroll në objektet dhe se konstatimet do t’i përgatisë në bazë të dokumentit. Tha se prej tij është kërkuar ekspertizë që të shihet nëse bëhet fjalë për makineri mobile apo statike për bluarjen e gurit.

Avokati Mile Petkovski e pyeti ekspertin nëse deri më tani ka kryer ekspertizë nga sfera e gjeologjisë dhe minierave. Eksperti u përgjigj se deri më tani ekspertizë nga sfera e gjeologjisë dhe minierave nuk ka kryer, por se në Fakultetin e Makinerisë në Shkup ku ka studiuar ka lëndë të cilat kanë të bëjnë me mekanizimin ndërtimor dhe të xehetarisë.

Në seancën e sotme deklaratë duhet të japë edhe një ekspert i cili ka përgatitur ekspertizë me kërkesë të PSP-së.

Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Seat Koçan si edhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP për pjesëmarrje në tenderin e Elektranave të Maqedonisë.

Gjykimi i sotëm për “Trust” filloi me vonesë, pasi që në gjykatë vijonte seanca për lëndën “Syri i gjarprit”, e cila u anulua për më 1 shkurt 2018.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TRUST” 

4444444

666666

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button