1 në 3 fëmijë ngacmohet seksualisht online!

Një e treta e vajzave adoleshente kanë deklaruar se janë ngacmuar të paktën një herë seksualisht nëpërmjet mediave online, raporton një studim i fundit nga organizata bamirëse Childnet.

Sipas studimit vajzat e grupmoshës 13-17 vjeç kanë një numër më të lartë të ngacmimeve seksuale në krahasim me djemtë, konkretisht 31% kundrejt 11%. Vajzat e marra në studim kanë raportuar se nëpërmjet rrjeteve sociale kanë marrë dhe kërcënime për përdhunime, shkruan Femra.net.
Por jo vetëm kaq adoleshentet kanë deklaruar se ngacmimet seksuale nuk vijnë vetëm nga personat e panjohur por dhe nga të dashurit e tyre të cilët i kërcënojnë që tiu dërgojnë foto intime.
33% e vajzave dhe 14% e djemve raportojnë se janë ngacmuar seksualisht dhe nëpërmjet komenteve në foto që shpërndajnë.
E shumica e komenteve apo ngacmimeve bëhen dhe nga vetë adoleshentet të cilët për tu hakmarrë kundrejt njëri tjetrit hapin profile të rremë.
Will Gardner, shefi ekzekutiv i Children.net e ka konsideruar situatën të rëndë dhe ka të merren masa pasi këto ngacmime seksuale mund të ndryshojnë rrënjësisht jetën e një adoleshenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button