A po përgatitet rikthimi i Demirit te Shkëndija

Tani kur ka përfunduar sezoni vjeshtor në kampionatin e Maqedonisë, ekipet kanë filluar të përgatiten për përforcimet e janarit, duke bërë llogaritjet e tyre se në cilën pozitë do të përforcohen për vazhdimin e sezonit pranveror.

Shkëndija duke qenë se ka përfunduar kampione vjeshtore, është në kërkim të sulmuesve dhe mbrojtësve, këtë e kishte thënë edhe vet trajneri Qatip Osmani në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit në yotube.

Ndërkohë nga Vardari kanë paralajmëruar se do të ndërprenë bashkëpunimin me mbrojtësin Besir Demiri, i cili kalimin e tij te klubi kuqezi nga Shkupi e bërë si sensacion, duke u larguar nga Shkëndija e Tetovës.

Tani kur është përfolur largimi i Demirit nga Vardari, përflitet se destinacioni i reprezentuesit të Maqedonisë U21, i cili luajti në KE Poloni 2017, mundë të jetë përsëri Tetova dhe Shkëndija, por për një gjë të tillë padyshim se nuk ka konfirmim as nga ana e futbollistit Demiri e as nga klubi i Shkëndijës. Të përkujtojmë se kontrata aktuale e Besir Demirit me Vardarin është valide deri në vitin 2019, ndërsa sipas të gjitha gjasave dy palët do të arrijnë marrëveshje për ta ndërprerë atë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button