Zvicra zgjidhet Ekipi i Vitit, çmimin e merr Behrami

Në gala mbrëmjen e organizuar në Cyrih nga “Sports Awards”, ekipi kombëtar i Zvicrës, ka fituar çmimin si Skuadra më e Mirë e vitit 2017, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Zvicra kishte nëntë fitore në kualifikime dhe vetëm një humbje, derisa në garat shtesë eliminoi Irlandën e Veriut.

Çmimin e mori mesfushori me përvojë Valon Behrami, derisa në ceremoni ishte i pranishëm edhe trajneri Vladimir Petkoviq.

Severin Lüthi është emëruar trajner i vitit, ndërkohë, sportisti i vitit është shpallur Roger Federer.

Në këtë mbrëmje gala janë dhënë edhe disa çmime tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button