Riaktivizohen bisedimet për çështjen e emrit me Greqinë, mediatori Nimic do të flet publikisht

Përfaqësuesi special i KB-së për kontestin rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, nesër në Bruksel do të ketë takim me përfaqësuesit e dy vendeve Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, për tejkalimin e diferencave rreth emrit.

Nimic, nesër në Bruksel do të mbajë konferencë për shtyp pas takimeve me përfaqësues të dy vendeve, në ora 12:15 në ndërtesën e Info qendrës rajonale për Evropën Perëndimore të KB-së (UNRIC), kumtoi MPJ-ja.

Takimi, siç paralajmëroi më herët zyra e Nimicit, është pjesë e orvatjeve të KB-së që t’u ndihmojë dy palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit.

Në bisedimet në Bruksel, Naumovskin do ta shoqërojë një diplomat i MPJ-së, ndërsa në format të njëjtë, i cili është kontraktuar me Nimicin, do të jetë edhe nga pala greke.

Tash për tash nuk ka informacione zyrtare nëse Nimici do të dalë me ide të reja, sugjerime apo propozime, edhe pse mediat greke nuk e përjashtojnë këtë mundësi.

Raundi i fundit formal i bisedimeve të ndërmjetësit të KB_së me përfaqësuesit e dy vendeve është mbajtur në Nju-Jork në nëntor të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button