Ja çfarë të veshësh me xhinse të zeza në dimër, kur nuk ke asnjë ide #FOTO

Nëse do t’i hedhësh një sy gardërobës së një vajze fashion, në të do të gjesh të paktën një palë xhinse të zeza që i ka “shpëtim” sa herë që nuk ka se ç’të veshë ose sa herë që nuk ka asnjë ide për veshjen e ditës, shkruan Class.

Po xhinset e zeza, përveç zgjidhje e menjëhershme, janë edhe një prej trendeve street style të kohëve të fundit. Materiali i bën xhinset e zeza të jenë trend në çdo kohë, por për t’u dukur fashion, është shumë i rëndësishëm edhe kombinimi.

Xhinset e zeza mund të vishen sidomos me pulovra oversize gjatë këtij sezoni, ashtu si edhe me bluza të shkurtra, me çizme me taka, me çizme të kuqe, apo me çfarëdo që të kap syri të parën në gardërobë.

Megjithatë, si me të gjitha veshjet, ndodh edhe në këtë rast që sytë të lodhen duke parë e kombinuar të njëjtat gjëra. Nëse je edhe ti në grupin e atyre vajzave që janë lodhur me xhinset e zeza, shiko këto kombinime, mënyra të thjeshta e komode për përditshmërinë. Disa mund t’i kesh provuar, por të tjera, ndoshta akoma jo. Këto foto mund të të ndihmojnë t’i japësh veshjes stil të ri edhe gjatë sezonit të ftohtë.

Këto kombinime nuk kërkojnë shumë mund dhe kjo duket edhe nga ikonat e fashionit, të cilat zgjedhin xhinset e zeza sa herë kanë ditë me nxitim. Por edhe në këto raste duken aq fashion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button