“Laktalis” në nivel global i tërheq prodhimet për shkak të salmonelës

Prodhuesi i qumështit për foshnja “Laktalis” dhe autoritetet franceze urdhëruan tërheqje globale të miliona prodhimeve të qumështit për shkak të frikës nga infektimi me bakterin salmonela.

Në kumtesën e kompanisë është theksuar lista e më shumë se 600 prodhimeve të “Laktalis”, të cilat janë tërhequr nga shitja dhe është ndaluar konsumi i tyre dhe eksporti.

“Kaltalis”, është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në botë, ishte paralajmëruar nga autoritetet franceze të shëndetësisë se nga 1 dhjetori në Francë 26 fëmijë janë infektuar nga solamonela, transmeton MIA. 

Kompania në kumtesë thekson se 26 rastet e infektimit janë të lidhura me prodhimet e qumështit “Piko Sl”, “Pepti junior”, Milumel Bion 1″ dhe “Pilo ric”.

Млеко

Supozohet se burimi eventual i epidemisë është identifikuar në maj në repartin që përdoret për tharjen e qumështit, me ç’rast është kryer dezinfektim dhe pastrim i repartit që ndodhet në Francën perëndimore.

Kompania i tërheq prodhimet edhe në Britani të Madhe dhe në Greqi, pastaj në Marok, Sudan, Peru, Pakistan, Bangladesh dhe Kinë.

Лакталис

“Laktalis” ka 75.000 të punësuar në 85 vende dhe ka të ardhura prej 17 miliardë euro.

Simptomat e infektimit me salmonela përfshijnë probleme stomaku, diarre dhe ethe. Numri më i madh i njerëzve shërohen pa trajtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button