Reshje të mëdha të borës në Evropë

Reshjet  e  mëdha të borës që sot përfshinë pjesë më të mëdha të Evropës shkaktuan probleme në zhvillimin e qarkullimit tokësor dhe ajror.

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës është mbyllur për qarkullim aeroporti “Zaventem” në Bruksel. Tash për tash nuk ka as fluturime, as aterime, kumtuan autoritetet e aeroportit.

Në Francë, në 32 rajone është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa për shkak të reshjeve të borës mbi dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, transmeton MIA. 

Европа снег

Stuhia e borës ka shkaktuar kaos edhe në pjesën veriore të Italisë.

Në Gjermani që dje përkohësisht është mbyllur gjithë qarkullimi në aeroportin në Dyseldorf, përfaqësuesi i të cilit deklaroi se tash për tash nuk është e ditur sa gjatë do të mbetet i mbyllur.

Në aeroportin më të madh në Gjermani, ai i Frankfurtit, funksionon vetëm një pistë, për shkak të së cilës janë anuluar numër i madh i fluturimeve ose realizohen me vonesa. Një përfaqësues i aeroportit vlerësoi se gjendja është “dramatike”.

Janë anuluar shumë fluturime edhe nga aeroporti Këln-Bon, por ai tash për tash nuk është i mbyllur për qarkullim dhe drejt tij riorientohen aeroplanët që është dashur të fluturojnë në Dyseldorf.

Германија снег

Pjesë të Britanisë së Madhe gjithashtu janë të përfshira nga reshje të borës.

Shërbimi meteorologjik britanik shpalli paralajmërim “të verdhë” nga reshje të reja të mundshme të borës, para se gjithash në pjesët qendrore të Anglisë edhe në pjesën veriore të Uellsit.

Aeroporti në Birmingam dhe “Stansted” i Londrës i kanë anuluar të gjitha fluturimet për shkak të ngrirjes së pistave, ndërsa në rajonin e Lester tërësisht është ndërprerë qarkullimi në autostradën M1, i cili e ndërlidh Londrën me pjesën verilindore të Anglisë.

Германија снег

Në të njëjtën kohë, pjesët veriore të Sllovakisë i ka goditur një uragan, ndërsa më kritike është situata në pushimoren Jasna. Era në rajon ka arritur shpejtësi prej 120 kilometra në orë.

Stuhia është shoqëruar me reshje të mëdha të borës, erë të fuqishme dhe shira përmbytëse. Janë prekur disa pjesë të Francës perëndimore dhe juglindore. Në disa rajone panë Loaras, mbi 1200.000 shtëpi nuk kanë energji elektrike.

Janë rrëzuar pemë, ndërsa në disa vende është në ndërprerje furnizimi me energji elektrike. Meteorologët parashikojnë se era do të arrijë intensitet prej 180 kilometra në orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP