Zaevi, Ahmeti, Taravari dhe Shilegovi u betuan se do të luftojnë korrupsionin

Korrupsioni së bashku me jobarazinë, sundimin e keq dhe transaksionet ilegale financiare janë faktorë që sjellin  deri në pasiguri dhe padrejtësi në shoqërinë për të gjithë qytetarët. Axhendën tonë që e promovojmë do të thotë krijim i kushteve për shoqëri stabile, të drejtë dhe inkluzive të barabartë për të gjithë, ndërsa realizimi i këtij qëllimi nuk do të jetë i mundur nëse dukshëm nuk e mënjanojmë korrupsioni dhe mitmarrjen në të gjitha format e tyre, në çdo pikëmbështetje në sistemin tonë shoqëror, transmeton MIA. 

Këtë e theksoi Zoran Zaevi, i cili sot e nënshkroi Deklaratën dhe dha betimin për zero tolerancë kundër korrupsionit në ngjarjen në Fakultetin Juridik pranë USHCM, të organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut në Republikën e Maqedonisë, me të cilin u shënua Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.

Sipas tij, lloji më i rëndë është korrupsioni i kryer nga persona, të cilët punojnë në sektorin publik, të cilët duhet të jenë përfaqësues dhe zbatues të të drejtave të njeriut dhe vendi duhet t’i ndajë orvatjet për njohjen e tyre, parandalim dhe zgjidhje.

Luiza Vinton, përfaqësuese e UNDP-së shprehu kënaqësi nga ngjarja e sotme, në të cilin për zero tolerancën u obliguan përfaqësues të lartë qeveritarë, por theksoi se nënshkrimi i dokumentit është vetëm fletë letre dhe nevojitet që të përcillet me veprime nga ana e politikanëve, por edhe qytetarët të refuzojnë të paguajnë ryshfet dhe të korruptohen.

Në dokument u nënshkruan dhe u betuan edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Arben Taravari në emër të Aleancës së Shqiptarëve. Nënshkrim të deklaratë dhe betim dhanë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petar Shilegov në cilësinë e kryetarit të BNJVL-së me çka u detyrua për zero korrupsion në njësitet e pushtetit lokal në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP