Shekerinska: Dorëheqjet nga KSHZ-ja porosi se kjo Qeveri nuk do të praktikojë sjellje të këtillë

Dorëheqjet e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Çiçakovski dhe të anëtarëve të propozuar nga LSDM, Violeta Duma dhe Igor Milev, janë porosi që Qeveria dëshiron ta dërgojë deri te opinioni se pranon kritika dhe se nuk do të praktikohet sjellje e papërgjegjshme, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, transmeton MIA. 

“Kjo është porosi, të cilën ata dhe ne e dërgojmë deri te opinioni se pranojmë kritika, se kritikat mund të jenë pozitive dhe se sjelljen e këtillë kjo Qeveri nuk do të zbatojë, as ndërkaq e pranon. Morëm obligim këtë ta tregojmë edhe në sjelljen tonë të përditshme. E përshëndes gjestin e tyre dhe konsideroj se kjo është një mësim për të gjithë personat e zgjedhur në Maqedoni, për të gjithë të cilët e kanë marrë besimin tonë, përfshirë edhe neve”, tha Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin me bonuset në vlerë prej 12 pagave të cilat i kanë ndarë anëtarët e KSHZ-së.

Ajo theksoi se anëtarët që i ka nominuar LSDM ka dhënë dorëheqje dhe i kanë kthyer paratë, të cilat i kanë marrë me vendim, të cilin opinioni nuk ka qenë i njoftuar.

“Qeveria nuk e zgjedh KSHZ-në dhe në këtë pikëpamje jemi të kujdesshëm, sepse nuk dëshirojmë të rezultojë se Qeveria përzihet në punën e këtij apo ndonjë trupi tjetër rregullator. Kjo Qeveri ishte zgjedhur që të mos jetë e njëjta si ajo paraprake, sepse ka premtuar ndryshime në politikat, vendimet dhe sjelljet. Kjo do të thotë se jo vetëm që nuk do të bëjmë llogari për ligjin, por edhe për atë nëse disa vendime janë etike dhe politikisht korrekte”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button