“Politiko”: Bashkimi Evropian nuk shpreh dashuri të njëjtë për të gjitha shtetet e Ballkanit

Bashkimi Evropian dëshiron të tregojë se kujdeset për Ballkanin, por atë dashuri nuk e ndjejnë të gjithë njësoj, bëri të ditur portali nga Brukseli “Politiko”.

Në tekstin me titull “Brukseli sërish në Ballkan, por në mënyrë selektuese” theksohet se në muajt e fundit BE-ja sërish zbulon interes për Ballkanin, e shqetësuar nga tentimet e Rusisë që të ndikojë ndaj rajonit dhe keqësimit të marrëdhënieve midis disa shteteve të rajonit.

“Liderët e BE-së filluan të dërgojnë sinjale se rruga ndaj Brukselit ende është e hapur”, bëri të ditur “Politiko”.

Portali përkujton se edhe kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker dhe presidenti francez Emanuel Makron theksuan se BE-ja duhet të jetë e hapur për anëtarët e Ballkanit Perëndimor.

“Politiko” thekson edhe se Junker dhe kryetari i PE-së, Antonio Tajanai do ta vizitojnë rajonin në fillim të vitit të ardhshëm.

“Bullgaria dëshiron që eurointegrimet e shteteve të Ballkanit të jenë prioritet për kryesimin e tyre me BE-në në gjysmën e parë të vitit 2018. Brukseli, ndërkaq, nuk parasheh që të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të inkuadrohen në BE në të njëjtën kohë”, shton “Politiko”.

KE-ja i emëroi Serbinë dhe Malin e Zi si favorite për anëtarësim në BE deri në vitin 2025, nëse jo edhe para kësaj. Fokusi i atyre dy shteteve shkaktoi ankth, konfuzion dhe zemërim midis tjerëve në rajon, thekson Politiko.

KE-ja thekson se ndarja e Serbisë dhe e Malit të Zi e reflekton faktin se vetëm ato dy shtetet kanë filluar negociata për anëtarësim.

Komisari për zgjerim, Johanes Han tha se ata stimulojnë konkurrencë të shëndoshë midis kandidatëve potencialë në zbatimin e reformave të nevojshme.

Sipas tij, Komisioni është i gatshëm të rekomandojë fillim të negociatave me Shqipërinë dhe eventualisht edhe me Maqedoninë në gjysmën e parë të vitit 2018, por, siç shtoi, kjo do të ndodhë vetëm nëse anëtarët e BE-së mbështesin një propozim të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP