Bilen Saliji në Lituani, nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërministror

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, në vizitën dy ditore në Riga të Republikës së Letonisë është takuar me ministrin e Drejtësisë të Republikës së Letonisë, Xhintars Rasnaç me çka kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në nivel ministror ndërmjet Maqedonisë dhe Lituanisë, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë me këtë memorandum parashihet rritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave për harmonizim me legjislaturën evropiane.

“Me këtë bashkëpunim përparësi i jepet shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira për të harmonizuar legjislacionin kombëtar me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, duke mbështetur pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, modernizimin e gjyqësorit dhe administratës gjyqësore, arsimimit dhe trajnimit të profesionistëve të gjyqësorit dhe gjyqtarëve, përmirësimin e aktiviteteve në sistemin penitenciar, menaxhimit efikas me sistemin e probacionit duke përfshirë edhe zhvillimin e masave alternative efektive dhe sistemit të probacionit si dhe sfera të tjera që janë me interes të ndërsjellët”, shkruan ndër të tjerat në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Siç shkruhet më tej në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, në këtë takim është dakordur edhe për sferat dhe format e bashkëpunimit, si dhe definuan mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, Ministri i Drejtësisë, Saljii do të takohet me drejtorin e Drejtorisë së Burgjeve të Republikës së Letonisë dhe do të vizitojë Qendrën për Varësi në Burgun e Olainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button