1 vjet pas zgjedhjeve parlamentare: Protesta, kthesa, gjak dhe dorëheqje

Kanë kaluar 1 vjet nga zgjedhjet parlamentare, duke lënë pas ngjarje të mëdha politike në Maqedoni, ndërkaq si ajo më e madhja padyshim se ngelet hyrja e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë ku brutalisht u rrahën deputetët, njofton Portalb.mk.

Më poshtë në kronologji do t’i përmendim ngjarjet më të rëndësishme në përvjetorin e zgjedhjeve parlamentare.

11 dhjetor 2016 – Janë mbajtur zgjedhjet e nënta parlamentare në Republikën e Maqedonisë, njëkohësisht edhe zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare. VMRO-DPMNE dhe koalicioni mori 51 deputetë në Kuvend, LSDM dhe koalicioni 49, BDI 10, Lëvizja BESA 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 mandate.

15 dhjetor 2016 – Përpara Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) gjatë vendosjes për ankesat, fillojnë protestat e VMRO-DPMNE-së. Ato janë përsëritur edhe në ditët në vazhdim, gjatë së cilës lideri partiak, Nikolla Gruevski, i sulmoi ambasadorët dhe organizatat joqeveritare se po përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë dhe punojnë kundër shtetit.

Nikolla Gruevski
Nikolla Gruevski

23 dhjetor 2016 Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i ftoi shqiptarët dhe partitë të mos koalicionojnë me Gruevskin.

7 janar 2017 Partitë e bllokut shqiptar, BDI, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kumtuan se kanë miratuar platformë të përbashkët, e cila do të jetë baza e tyre për bisedime për pjesëmarrje në qeverinë e re, transmeton Portalb.mk.

partite shqiptare, deklarata, edi rama

9 janar 2017 Kryetari Ivanov ia ndau mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

30 janar 2017 Lideri i LSDM-së, deklaroi se pret që Ivanov t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë së re, pasi që Gruevski në 20 ditët e kaluara nuk arriti që të përbëjë koalicion qeveritar.

1 shkurt 2017 Ivanov kumtoi se do t’ia ndajë mandatin vetëm partisë ose koalicionit që do t’i dëshmojë se ka siguruar shumicë në Kuvend, gjegjësisht do të dorëzojë nënshkrime nga shumica e deputetëve.

24 shkurt Fillojnë protestat e iniciativës “Për Maqedoni të Përbashkët” kundër platformës politike të shqiptarëve. Prej atje kërkohet që Ivanov të mos ia japë mandatin Zaevit.

"Tvrdokorni"

27 shkurt Zaev publikoi se ka mbledhur 67 nënshkrime dhe pret që Ivanov t’ia japë mandatin.

1 mars 2017 Ivanov tha se nuk ka për qëllim që t’ia japë mandatin Zaevit, pasi që sipas tij, platforma shqiptare e cenon unitaritetin pavarësinë e shtetit.

Mars dhe prill 2017 – Vazhdon status quo-ja. Ivanov nuk e jep mandatin. Në ndërkohë çdo ditë kanë protestuar përkrahësit e VMRO-DPMNE-së.

27 prill 2017 Sulm i dhunshëm në Kuvend apo e njohur si “E enjtja e përgjakshme”. Deputetët e VMRO-DPMNE-së me diskutime të gjata kanë bllokuar që të arrihet deri te pika e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit. Pasi që shumica parlamentare e përbërë nga LSDM, BDI, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët në sallën kuvendore për kryetar e kanë zgjedhur Ferid Muhiq për kryesues të seancës për zgjedhje të kryetarit të ri të Kuvendit pas mbarimit të seancës së rregullt. Muhiq për zëvendës të tij i ka zgjedhur deputetët Goran Misovski dhe Xhevat Ademi, ndërkaq deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit. Pas këtij akti, përkrahësit e VMRO-DPMNE-së kanë hyrë në Kuvend pasi që ua kanë hapur dyert nga ana e disa deputetëve dhe kanë filluar që brutalisht t’i rrahin deputetët dhe gazetarët. Disa prej tyre seriozisht janë lënduar. Në mesin e më të lënduarve ishte deputeti Ziadin Sela dhe Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Protesta Kuvend

30 prill – 1 maj 2017 – Zëvendës/ndihmës sekretar i SHBA-së për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji, ka arritur në Shkup për takim dyditor me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov dhe me krerët e partive politike nga blloku shqiptar dhe maqedonas. Ai e ka dënuar dhunën në Kuvend dhe ka porositur që të zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit dhe shumica parlamentare ka përgjegjësi që të formohet qeveria.

17 maj 2017 Presidenti Ivanov ia dha mandatin Zoran Zaevit për formim të qeverisë.

19 maj 2017 Bisedimet e para mes Zaevit dhe Ahmetit dhe liderëve tjerë për formimin e qeverisë së re.

31 maj 2017 Përpara mesnatës, me 62 vota “për” është votuar qeveria e re e udhëhequr nga Zoran Zaev, e cila menjëherë pas saj e bëri betimin.

Kabineti qeveritar 2016-2020
Kabineti qeveritar 2016-2020

1 qershor 2017 Kryetari Ivanov e ka pranuar qeverinë e re.

5 korrik 2017 Kryeministri Zoran Zaev e ka prezantuar “Planin 3-6-9”.

6 gusht 2017 Kuvendi e votoi rebalancin e buxhetit për vitin 2017.

17 gusht 2017 Kuvendi e shkarkoi prokurorin shtetëror Marko Zvërlevski.

15 tetor 2017 Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale.

Maqedoni zgjedhje votimm

29 tetor 2017 Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale.

27 nëntor 2017 arrestohet ish ministri i Punëve të Brendshme dhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët” dhe gjashtë deputetë, për shkak të dhunës në Kuvendin e Maqedonisë. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kumtoi se kundër tyre, gjegjësisht kundër 36 personave ka hapur hetim dhe i ngarkon për rrezikim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese të shtetit.

10 dhjetor 2017 Nikolla Gruevski dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button