Shkolla e Gostivarit që shkaktoi debat pas emisionit #Depatpërnime bëhet me çati të re (FOTO)

Sot kanë filluar punët për mbulimin e çatisë së Shkollës fillore “Goce Dellçev” si një zgjidhje e përkohshme. Shkolla “Goce Dellçev” shkaktoi debat të madh në emisionin e moderuar nga Jeta Xhara, #Debatpërnime në Komunën e Gostivarit, njofton Portalb.mk.

“Ana jugore e godinës shkollore do të mbulohet me plas-mas që shfrytëzohet për oranzheri, material ky i cili mbron nga bora, shiu dhe era për një periudhë trevjeçare. Projektin  do ta realizojnë pa asnjë kompensim ndërmarrjet “Professional Bau” dhe “Leart Proekt”, ndërmarrje kjo e cila edhe në të kaluarën ka ndihmuar institucionet publike lokale dhe qendrore”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.

Siç thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit, krahas anës jugore e cila kap një sipërfaqe prej rreth 1000 metra katrorë, do të sanohen edhe pjesët e dëmtuara të çatisë në anët tjera të objektit. Njëkohësisht do të intervenohet edhe në pikat e dyshimta prej nga supozohet se mund të rrjedhë uji, siç janë pikat ku kalojnë telat e rrufepritësit.

Me realizimin e këtij projekti që pritet të përmbyllet brenda kësaj jave, sigurohet që këtë vit shkollor nxënësit e kësaj shkolle ta përfundojnë pa probleme, ndërsa për një zgjidhje të përhershme, në pranverën e vitit të ardhshëm do të kryhen të gjitha procedurat e tenderimit dhe gjatë pushimit veror do të realizohen punimet për ndërtimin e çatisë së re. Kështu që, prej vitit të ri shkollor, SHF “Goce Dellçev” ta ketë të zgjidhur problemin kyç me të cilin po ballafaqohet viteve të fundit.

Përndryshe, problemi me çatinë e Shkollës Fillore “Goce Dellçev”, në emisionin #Debapërnime me Jeta Xharrën u numërua si një nga pesë problemet kryesore me të cilat ballafaqohen gostivarasit. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

cats
Gjendja e kaluar e çatisë së Shkollës Fillore “Goce Dellçev”

33

9

 

7

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button