Gjykata Supreme: Arrestimi i Edmond Temellkos është bërë në mënyrë ligjore

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë me 6 nëntor të këtij viti miratoi aktvendim me të cilin e ka pranuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të ngritur nga Prokuroria Publike, në aktgjykim është konfirmuar se me vendimin e Këshillit Penal të Repartit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Gjykatën Themelore Shkupi 1, në lidhje me privimin nga liria për Edmond Temellkon është shkelur ligji në dobi të të akuzuarit, njofton Portalb.mk.

Në aktvendimin e Gjykatës Supreme është konfirmuar vendimi i gjykatëses së procedurës paraprake nga 12 shkurti i vitit 2016, me të cilin është konfirmuar se është urdhër ligjor nga Prokuroria Publike për privimin nga liria për Edmon Temellkon.

Gjykata Supreme tha se kjo Prokurori Publike është kompetente për rastin konkret dhe se ka autorizim të jep urdhra për privimin e lirisë, të udhëheq me procedurë parahetimore, t’i theksojë veprimet e organeve kompetente dhe ta ketë në dispozicion policinë gjyqësore. Gjithashtu në aktvendim thuhet se është i gabueshëm qëndrimi i Këshilli Penal se urdhrin për privimin e lirisë mund ta jep vetëm gjykatësi kompetent, por potencoi se, detyra themelore e prokurorit publik është t’i ndjekë kryerësit e veprave penale dhe t’i ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura.

LEXO: Si i manipuloi zgjedhjet parlamentare e presidenciale kryebashkiaku i Pustecit Edmond Themelko (VIDEO)

Ndryshe, Edmond Temellko, kryetari i Pustecit u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale. Ai dyshohet për kryerjen e mainipulimeve zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button