Më 19 dhjetor do të mësohet nëse familja e të vrarit nga Luboteni do të dëmshpërblehet me 1 milion euro

Më 19 dhjetor, Gjykata Themelore Shkupi 2 do të sjell vendim nëse familja e të vrarit Rami Jusufov nga fshati Luboten i Shkupit do të fitojë dëmshpërblim 1 milion euro në rastin kundër MPB-së dhe Johan Tarçullovskit, njofton Portalb.mk.

Jusufov u vra në fshatin Luboten në vitin 2001 nga forcat policore të Maqedonisë, ndërkaq nëse Gjykata sjell vendim që familja të dëmshpërblehet, mjetet do të paguhen nga buxheti i MPB-së, pasi që Gjykata tanimë ka sjell vendim me të cilën e ka hedhur poshtë kërkesën për zgjerim të padisë kundër Tarçullovskit.

Familja thirret në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare në Hag, ku shkruan se Tarçullovski ka marrë pjesë si përfaqësues i forcave të sigurisë mu në atë fshat ku janë bërë masakra në fshatin Luboten, ku në mesin e të vrarëve ka qenë edhe Jusufov.

Tarçullovski, në burgun në Sheveningen ishte dërguar më 16 mars të vitit 2005 me kërkesë të Tribunalit të Hagës. Gjykata në vitin 2008 e liroi ish ministrin Lube Boshkovski nga akuzat për kryerjen e krimeve të luftës në fshatin Luboten, por megjithatë, Tarçullovski u dënua me burg prej 12 vjetësh.

Tarçullovski, momentalisht gjendet në burg shtëpiak për ndodhitë e përgjakshme më 27 prill në Kuvend.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button