Sërish protestë para Ambasadës së SHBA-së në Xhakartë

Grupet islamike në Indonezi sot organizuan demonstrata para Ambasadës amerikane në Xhakartë në të cilat digjnin fotografi të presidentit amerikan Donald Tramp, si edhe flamuj amerikanë dhe izraelitë.

Indonezia, vend me popullatë më të madhe myslimane në botë, iu bashkëngjit atyre të cilët e dënuan hapin e Trampit që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Në protestën në Xhakartë morën pjesë qindra demonstrues, ndërsa policia vendosi barrikada dhe tela me gjemba rreth Ambasadës.

“Do ta mbrojmë Palestinën me gjakun tonë”, tha njëri nga pjesëmarrësit përmes megafonit.

Një numër i madh i demonstruesve valëvitnin flamuj palestinezë dhe mbanin transparentë se e mbështesin Intifadën ose kryengritje kundër Izraelit dhe brohorisnin parulla anti-semitike.

Protestën e udhëhiqte Fronti i mbrojtësve të islamit, grup agresiv i cili kërkon vendosje të ligjit të Sheriatit në Indonezi.

Në Indonezi gjatë fundjavës u mbajtën një numër më i madh i protestave kundër vendimit të Trampit për Jerusalemin.

Indonezia e mbështet zgjidhjen sipas parimit të së dy shteteve për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button