Pacolli: Në janar vazhdon dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë për disa çështje të caktuara do të fillojë në janar me intensitet më të shtuar.

Në një prononcim për televizionin publik të Kosovës, Pacolli pret se në fund të vitit 2018 do të arrihet një marrëveshje përfundimtare e pajtimit në mes të të dyja vendeve.

“Gjatë vitit 2018 do të përfundojmë edhe dialogun. Shpresoj shumë që dialogu. Shpresoj shumë qe dialogu të përfundojë me traktatin e paqes, në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ky traktat i nevojitet edhe Kosovës edhe Serbisë dhe ardhmërisë së popujve të të gjithë rajonit”, tha Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP