Britanikët Katarit do t’i shesin 24 aeroplanë “Jutfajter tajfun”

Kompania britanike BAE Sistems miratoi shitje të 24 aeroplanëve ushtarak “Jurofajter tajfun”, Katarit, me vlerë prej tetë miliardë dollarësh.

Marrëveshja është nënshkruar mbrëmë në Doha.

Është planifikuar edhe shitje e raketave ajër-ajër, Meteor, raketa ajër-tokë, Brimstoun, dhe bomba “pejvej”.

Katari është shteti i nëntë që ka blerë aeroplanë Tajfun. Ministri i Mbrojtjes të Britanisë së Madhe Gevin Uillijamson deklaroi se me blerjen e aeroplanëve, Katari fiton mundësinë të ballafaqohet me sfidat e përbashkëta në Lindjen e Afërt.

Katari dhe Franca javën e kaluar nënshkruan marrëveshje nga sfera e pajisjeve ushtarake dhe transportit, me vlerë prej më shumë se një miliardë dollarësh. Katari do të blejë aeroplanë ushtarak dhe qindra autoblinda nga Franca si dhe 50 aeroplanë për udhëtim “Erbas”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button