Digjet automjeti në Vlorë, policia jep detajet

Pas mesnate në Vlorë është djegur një makinë. Djegia e makinave është bërë fenomen i zakonshëm në këtë qytet, ku thuajse cdo ditë raportohen raste të tilla, përcjell Portalb.mk.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Shqipërisë dhe thonë se dyshohet se zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme.

“Më datë 11.12.2017, rreth orës 00:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “ Partizani”, është djegur një mjet. Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit S.P., ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh. Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme”, njoftojnë nga Policia e Shqipërisë.

Nga atje thonë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button