Mungesa e ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji shmang shqyrtimin e amandamenteve të ligjit të gjuhëve (VIDEO)

Pasi me Nenin 121 të Rregullores së Kuvendit të Maqedonisë, në leximin e dytë të Ligjit të Gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane parashihet edhe prania e përfaqësuesit të Qeverisë, në mungesë të ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji seanca e sotme e këtij komisioni shkoi në pauzë, raporton Portalb.mk.

Megjithëse seanca shkoi në pauzë, kurse afati ka filluar të rrjedhë nga sot, ndërsa ministri kthehet pas dy ditëve, sërish leximi i dytë i ligjit të gjuhëve sipas asaj që u kuptua nga kryetari i Komisionit në fjalë, Artan Grubi do të kalojë deri të mërkurën, por i njëjti do t’i shmanget diskutimit në leximin e dytë.

“Pasi sot në leximin e dytë nuk është përfaqësuesi i Qeverisë, i cili duhej të ishte ministri i Drejtësisë dhe zëvendësministri i Drejtësisë, në mungesë të tyre shpalli pauzë të seancës ku duhet të bëhet leximi i dytë i ligjit të gjuhëve”, tha Grubi.

Meqë ministri dhe zëvendësministri i Drejtësisë nuk ishin të pranishëm për shkak vizitës së tyre në Lituani, siç bëri të ditur për Portalb.mk zëdhënësja e Ministrisë, “vizita zyrtare do të përfundojë nesër“.

Sipas Grubit, edhe pse leximi i dytë të ligjit të gjuhëve zgjat tre ditë, sërish ai do të miratohet deri të mërkurën.

“Sot nis afati treditor i leximit të dytë të ligjit të gjuhëve, me sot, diskutimi në leximin e dytë duhet të zgjasë tre ditë. Edhe pse ministri ka dy ditë vizita, besoj se deri të mërkurën leximi i dytë i ligjit të gjuhëve do të kalojë”, tha Grubi.

Përndryshe, rendi i ditës ku ishte leximi i dytë i ligjit të gjuhëve u miratua me 9 vota “pro”, dhe asnjë “kundër” e “përmbajtur”

Ndryshe, Komisioni duhej t’i shqyrtojë amendamentet e parashtruara rreth tekstit të propozuar që më pas, ligji të shkojë në lexim të dytë në mbledhje plenare në debat, pas çka do të pasojë deklarimi final i deputetëve rreth tekstit.

Nevoja për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve u votua nga deputetët më 15 nëntor të këtij viti. “Pro” votuan 66 deputetë, ndërsa 41 ishin “kundër”.

Debati i ligjit të gjuhëve në lexim të parë zgjati 8 ditë, dhe që në të tetë ditët deputetët e VMRO-DPMNE-së të njëjtin e vlerësuan si “antikushtetues” dhe “ligj që nuk i plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”. “Kundër” ligjit të gjuhëve në lexim të parë ishte opozitarja VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button