Abdurahim Idrizi nënkampion bakllanik

Gjatë fundjavës në Herceg Novi në Mal të Zi është zhvilluar Kampionati Ballkanik, i 18-ti me radhë në konkurrencë për kadet, junior dhe U1. Ne këtë kampionat pjesëmarrës ishin karateistë nga 11 shtete ballkanike.

Pas suksesit të Doan Osmanit, i cili u shpall kampion ballkanik, edhe karateisti tjetër shqiptar, Abdurahim Idrizi i cili në këtë kampionat u paraqit duke përfaqësuar ekipin KK “Makpetrol”, garoi në kategorinë junior -55 kg.

Në ndeshjen e parë Abdurahimi mundi garuesin nga Sllovenia Sani Skotnik, në të dytën u takua me garuesin Kristijan Llackoviq nga Kroacia dhe në gjysmëfinale mundi karateistin Mirnes Agoviq nga Bosnja e Hercegovina. Por në finale fatkeqësisht u mund nga konkurrenti nga Maqedonia Stole Smillkovski.

Kjo është medalja e tetë nga kampionatet ballkanike që ka marrë Abdurahim Idrizi, deri më tani ai dy herë është shpallur kampion, tre herë nënkampion dhe në tre herë të tjera arriti të merr medalje të bronzta. Abdurahimi këto medalje i ka grumbulluar që nga viti 2012 edhe atë në gara KATA dhe Kumite. /Portalb.mk/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP