Në Egjipt zbulohen dy varre nga dinastia e 18-të, rreth 3500 vjet të vjetra

Autoritetet e Egjiptit njoftuan për zbulimin e dy varreve të vogla në qytetin e Luxorit, të vjetra rreth 3500 vjet, për të cilat shpresojnë se do të paraqesin një destinacion të ri turistik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për mediat, ministri egjiptian për Antikë, Khaled al-Anani, zbulimin e quajti të jashtëzakonshëm, meqë sipas tij, është hera e parë që njeriu modern futet në këtë varrezë.

“Është një ditë e jashtëzakonshme sepse varreza private e dinastisë së 18-të ka qenë e njohur, mirëpo kjo është hera e parë që futemi në brendi të saj”, tha ai.

Al-Anani sqaroi se njëri nga varret ka oborr të rrethuar me mur nga tullat dhe guri, me një shteg që çon në katër dhoma anësore, ndërkohë që artefaktet e gjetura në brendi janë kryesisht fragmente të arkivoleve nga druri.

Mbishkrimet dhe vizatimet në mure, flasin se i takon periudhës së mbretit Amenhotep II dhe mbretit Thutmose IV, që të dy faraonë të dinastisë së 18-të. Varri tjetër ka pesë hyrje të cilat çojnë në një sallë drejtkëndore, në të cilën ka dy trupa të varrosur.

Në mesin e artefakteve të gjetura ka boçe, maska të vizatuara varrimi, enë balte, rreth 450 statuja dhe një mumie e mbështjellë me pëlhurë liri, me gjasë të jetë një zyrtar i latë i asaj kohe.

Ministria për Antikë thotë se në tavanin e varrezës është i gdhendur emri i mbretit Thutmose I, mbret i hershëm i dinastisë së 18-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button