OKB: Tensionet në gadishullin korean të zgjidhen paqësisht

Kombet e Bashkuara thonë se është thelbësore që të zgjidhen paqësisht tensionet në gadishullin korean.

Jeffrey Feltman, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për çështje politike vizitoi Korenë e Veriut këtë javë dhe mbajti takime me Ministrin dhe zv/ministrin e jashtëm të vendit, shkruan Zëri i Amerikës.

Media shtetërore koreano-veriore tha se të dyja palët ranë dakord që të komunikojnë rregullisht.

Agjencia shtetërore koreano-veriore e lajmeve, KCNA tha se ky zhvillim i fundit ishte rezultat i vizitës së zotit Feltman.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se tre diplomatët “shkëmbyen pikëpamjet për gadishullin korean dhe ranë dakord se gjendja ektuale ishte çështja më e tensionuar dhe e rrezikshme për paqen dhe sigurinë në botë sot”.

Vizita e zotit Feltman erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut filluan stërvitjen e përbashkët të përvitshme ushtarake, më e madhja e këtij lloji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP