Doan Osmani kampion Ballkanik në Karate

Karateisti i KK Fati Tetovë, Doan Osmani është fitues i Kampionatit Ballkanik në kategorinë U21, -75 kg.

Osmani ishte mbret në këtë kampionat, i cili po mbahet në Herceg Novi të Malit të Zi, ndërsa në luftën finale deri në 75 kg ai mundi malazezin Nikola Maloviç me rezultat 5-3. Ishte kjo një super luftë, të cilën Osmani humbte pjesën e parë të luftës finale, por në pjesën e dytë bëri rikthim duke treguar karakter të fortë dhe me meritë fitoi, sepse ishte maksimalisht i përgatitur.

Pas fitores ka folur trajneri Arlind Huseini i cili tha mes tjerash se fitorja ishte mëse e merituar.

“Mund të them se isha i bindur se në këtë kampionat Doani do të jep maksimumin nga vetja dhe do bëj një rikthim pas dy viteve qe të zotëroj në kategorinë e tij. Dhe kjo ndodhi, Doani shpallet kampion Ballkanik me plot pesë fitore. Vërtetë kemi punuar shumë në klub, nuk është rezultat i rastësishëm,  sepse të fitosh në kategorin U21, nuk është punë e lehtë. Është medalje e vetme në U21 e artë. Në do të përgatitemi tani për evropianin e radhës, që do të mbahet ne Sochi të Rusisë në shkurt të vitit 2018.

Kampioni i ri ballkanik, Doan Osmani tha se tani ai synon që të shënojë rezultat të mirë edhe në Kampionatin Evropian.

“Dëshira ime është që të mos ndalem këtu, pasi dua të kem rezultate të mira edhe në Kampionatin Evropian. Menjëherë pasi të rikthehemi në vendlindje, së bashku me trajnerin Arlidn Huseinin do të fillojmë të përgatitemi për evropianin që na pret gjatë muajit shkurt në Sochi të Rusisë” – u shpreh Osmani.

Osmani në kuadër të Kampionatit Ballkanik shënoi pesë  fitore, duke dominuar ndaj të gjithë kundërshtarëve. Fillimisht në luftën e tij të parë mundi malazezin Pavle Babiç, për të mundur më pas garuesin nga Kosova, Benjamin Shabani, ndërsa deri në finalen e madhe erdhi falë edhe fitoreve ndaj garuesit të Bosnje e Hercegovinës, Veselko Brkiç dhe atij të Serbisë, Ljubisha Mariç.

Është kjo hera e dytë që Doan Osmani shpallet kampion Ballkanik, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe gjatë vitit 2012-të si kadet i ri. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button