Maqedoni, rezultatet e para negative nga rritja e pagës minimale

Nëse Qeveria urgjentisht nuk merr vendim për ngrirjen e kontributeve që pronarët i paguajnë për punëtorët në industrinë e tekstilit, disa kompani do të duhet patjetër të largojnë punëtorët. Shkak për këtë është presioni që e bën paga minimale, dhe si pasojë ata nuk mund t’i rrisin edhe pagat e punëtorëve të tjerë, gjegjësisht për punëtorët më produktiv që kanë punë me përgjegjësi më të madhe, njofton Alsat M.

Një pjesë e ekonomistëve thonë se një pagë minimale bashkë me kontributet kompanisë i kushton 17 mijë denarë, që është për rreth 100 euro më shumë nga punëtorët e njëjtë në rajon. Kryetarja e organizatës së punëtorëve të tekstilit, Mariana Perkovska shprehet se në Bullgari paga e përgjithshme bruto për kokë punëtori është 200 euro. Për ta mbajtur presionin, disa kompani më të vogla kanë filluar të marrin kredi që të paguajnë paga. Nga ana tjetër, kompanitë më të mëdha kanë filluar të mendojnë që ta rritin çmimin e produkteve, por druajnë se me këtë mund t’ë humbasin klientët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button