Popullsia myslimane do të trefishohet në Evropë deri më 2050

Popullsia myslimane në disa pjesë të Evropës – duke përfshirë Britaninë – mund të trefishohet deri më 2050, thonë hulumtuesit.

Figurat në një raport të ri sugjerojnë një ndarje të ashpër lindje-perëndim, me pjesën myslimane të Britanisë që pritet të rritet nga 6.3% në 16.7%.

Studimi i bërë nga Qendra për Hulumtime “Pew”, thotë se popullsia myslimane e Evropës mund të vazhdojë të rritet gjatë dekadave të ardhshme edhe nëse emigracioni do të ndalej, transmeton Gazeta Express.

Në këtë skenar, myslimanët do ta përbënin 7.4% të popullsisë së Evropës deri më 2050, krahasuar me 4.9% që është tani. Hulumtuesit thonë se kjo do të ndodh për shkak se normat e lindjeve te myslimanët janë në përgjithësi më të larta se te evropianët e tjerë.

Vendet si Belgjika, Franca, dhe Italia do të shohin ndryshimin më të madh në këtë skenar, sepse kanë popullsinë më të re myslimane.

46d30dbd00000578-5130617-image-m-15-1512009888532_1512908647-5218588

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button