Arrestohet personi i cili e qëlloi një gjahtar në Strumicë

Sektori për Punë të Brendshme Strumicë nga Prokuroria Publike Themelore Strumicë, shtroi padi penale kundër Z.J. (38) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Strumicës i përcaktoi arrest në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

MPB kumtoi se pardje rreth orës 13,50 në vendin e quajtur “Medev rid”, atari i fshatit Belotinë, në afërsi të digës Vodoça, i denoncuari së bashku me shtatë persona të tjerë ka qenë në gjah. Në një moment ka gjuajtur një fishek me pushkë pronë e një personi nga Belotina dhe ka qëlluar personin Zh.I. nga fshati Riç, i cili në atë moment ka lëvizur nëpër pyllin e dendur në largësi prej rreth 30 metrash.

Zh.I. është plagosur në kokë me ç’rast ka filluar t’i rrjedh shumë gjak dhe e ka humbur vetëdijen.

I denoncuari me qëllim që ta fsheh ngjarjen, i ka njoftuar personat e tjerë të cilët në ndërkohë kanë ardhur në ndihmë, se Zh.I. nga pakujdesia është vetëplagosur, më pas e ka marrë pushkën të cilën e ka përdorur personi i ndjerë dhe ka dërguar në një vend tjetër në largësi prej 50 metrash. Pasi i lënduari nga personat e tjerë të cilët kanë qenë në gjah është hipur në traktor me qëllim që më shpejtë t’i ofrohet ndihmë mjekësore, i denoncuari e ka marrë pushkën me të cilën ka qenë në gjah, është larguar drejt digës Vodoça dhe fishekun e përdorur e ka nxjerrë nga pushka dhe e ka hedhur në ujë, me ç’rast  është nisur drejt Belotinës duke ia kthyer pushkën personit prej të cilit e ka marrë së bashku me edhe katër fishekë të papërdorur.

I lënduari më pas me automjetin e ndihmës së shpejtë është transferuar në ISHP Spitali i Përgjithshëm Strumicë , ku edhe krahas ndihmës së ofruar mjekësore u është nënshtruar plagëve.

Me urdhrin e prokurorit publik është bërë obduksion ndaj trupit të të vdekurit. I denoncuari është privuar nga liria dhe po mbahet në Stacionin policor në Strumicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button