Limonadë të ngrohtë për shëndet më të mirë

Uji i ngrohtë me limon ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj dhe është pjesë e filozofisë Ajuverdike, tashmë për një kohë të gjatë.

Mjekësia Ajuverdike që në vitin 1977 është e pranuar zyrtarisht nga Organizata Botërore Shëndetësore, si mënyrë natyrore e mjekimit, ndërsa në Indi dhe në disa pjesë të Azisë ajo zbatohet shumë kohë më parë.

Uji i ngrohtë me limon ndihmon për të stimuluar traktin e tretjes, por edhe limoni stimulon dhe pastron mëlçinë. Përveç kësaj, kontribuon në funksion më të mirë të acidit në stomak.

Frutat agrume janë të pasura në vitaminë C dhe acid askorbik. Vitamina C ndihmon për të luftuar ftohjet, kurse acid askorbik ndihmon në absorbimin e hekurit, i cili është gjithashtu i rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

Limoni ndihmon për të dëbuar substancat e dëmshme nga trupi dhe është një diuretik natyror, që do të thotë se ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta, dhe me këtë të një shumëllojshmërie të toksinave. Përveç kësaj, acidi i limonit ndihmon në formimin e enzimave të nevojshme për punën e mëlçisë.

Kombinimi i ujit dhe limonit ndihmon për të rifreskuar gjakun, ju bënë të ndiheni më të lehtë dhe plot energji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button