Maqedonia do të kërkojë ndihmë nga BE për luftën kundër korrupsionit

Maqedonia do të kërkojë nga Komisioni Evropian (KE) kontroll të korrupsionit nëpërmjet mekanizmave evropiane për matjen e korrupsionit. Mekanizmin KE e ka krijuar për vendet anëtare të saj, njofton Portalb.mk.

NOVATV mëson se autoritetet e Maqedonisë do të kërkojnë nga Komisioni që vendi jonë të bëhet pjesë e mekanizmit dhe metodologjisë për matjen e korrupsionit dhe raportet që më pas publikohen me rezultatet nga matje e këshillave evropiane. Sipas burimit të NOVATV, Maqedonia nuk frikësohet as nga vlerësimi objektiv në këtë fushë dhe se shpreson që ta ndihmojë në zvogëlimin e korrupsionit.

Zvogëlimi i korrupsionit është e patjetërsueshme që Maqedonia të marrë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe për rrjedhojë të pandërprerë për të njëjtat dhe për hyrjen në strategjinë për Ballkanin që e paralajmëroi KE për në shkurt të vitit 2019.

Në BE Franca ka qëndruar në ballë të luftës kundër korrupsionit. Ajo ka kërkuar që vendet anëtare të tregojnë rezultate serioze dhe kredibile në luftën kundër korrupsionit që të munden të marrin bekimin francez për hyrje në BE.

Qeveria e Maqedonisë obligohet përpara qytetarëve se vendin do ta udhëheqë drejt BE-së dhe se prej këtu do të kërkojë ndihmë konkrete nga BE me kërkesë për hyrje në mekanizmin evropian për matje ne korrupsionit.

Raporti i parë i BE-së për anti-korrupsion i publikuar në vitin 2014 jep fotografi të qartë për nivelin e korrupsionit dhe luftës kundër korrupsionit për çdo vend anëtar të BE-së. Në atë raport theksohen masat dhe politikat të cilat një vend duhet t’i zbatojë në këtë fushë dhe në fushat ku ky fenomen mund të përmirësohet.

Qëllimi i këtij mekanizmi është që të krijohet kornizë në të cilën do të lehtësohet këmbimi i përvojave dhe njohurive anëtare në luftë kundër korrupsionit dhe në të cilën vendi pjesëmarrës do të mundet t’u përgjigjet obligimeve ndërkombëtare në këtë fushë.

Për BE-në lufta kundër korrupsionit është njëra ndër prioritetet më të mëdha në Maqedoni. Ata vlerësojnë se përgatitja për anëtarësim në BE patjetër duhet t’i aplikojë standardet evropiane dhe të lirohet nga ngarkesa e madhe e korrupsionit që e varfëruar vendin dhe e ka ulur besueshmërinë e qytetarëve në demokracinë dhe institucionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button